Mesazhi/ Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të jetë madhështore! Bulevardin nuk do e lëshojmë

Mesazhi/ Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të jetë madhështore! Bulevardin nuk do e lëshojmë

13:18, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se protesta e 6 dhjetorit do të jetë madhështore.

Ai tha se protesta do të mbahet në bulevard, përpara kryeministrisë.

“Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk do keqkuptohen, ata nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ata do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco