Samiti i 6 dhjetorit/ Rama: Nuk ka ditë pushimi, masat e sigurisë nuk negociohen me askënd

Samiti i 6 dhjetorit/ Rama: Nuk ka ditë pushimi, masat e sigurisë nuk negociohen me askënd

13:11, 01/12/2022
A+ Aa A-

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama komunikoi me mediat edhe për çështjen e samitit të 6 dhjetorit.

Ai tha se masat e sigurisë nuk negociohen.

“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, është një lajm i rremë, puna do të vazhdojë normalisht.

Sa u përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Ato vendosen bazuar te standardet dhe rregullat e vendosura nga Këshilli Evropian, që kudo ku bëjnë aktivitete, kanë masa standarde.

Forcat tona të sigurisë bashkëpunojnë me forcat të BE.

Këto nuk janë çështje opinionesh dhe mendimesh, këto janë masa shumë të rrepta sigurie, aq më tepër kur këto do vijnë të gjithë liderët europianë, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Për to ka masa shumë të rrepta sigurie kudo që lëvizin,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco