Berisha: Përshëndes presidentin gjerman, e falënderoj për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit

Berisha: Përshëndes presidentin gjerman, e falënderoj për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit

12:43, 01/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier pas fjalimit që ai mbajti në Kuvendin e Shqipërisë. Berisha e falënderoi edhe për kujdesin që ai tregoi ndaj ish-presidentit të ndjerë, Bujar Nishani.

"Një përshëndetje të përzemërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë.

Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti ‘90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij.

Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent.

Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco