Supermashtrimi/ Kërkohet arrestimi i mikut të Olsi Ramës/ Manjani: Ka SPAK, por ka edhe Spanjë

Supermashtrimi/ Kërkohet arrestimi i mikut të Olsi Ramës/ Manjani: Ka SPAK, por ka edhe Spanjë

11:41, 01/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle kërkojnë arrestimin e Amant Josifit, mikut të ngushtë të Olsi Ramës.

Bëhet fjalë për një operacion kundër një rrjeti mashtrimesh online.

Por ndërkohë, operacioni për kapjen e Josifit në Shqipëri ka dështuar pasi është dekonspiruar.

Opozita akuzon se Josifi dhe Olsi Rama kanë ngritur një skemë manipulimi me vlerë mbi 2.2 miliardë euro. Edhe autoritetet spanjolle mendojnë se vlera e këtij mashtrimi shkon deri në 2.5 miliardë euro.

Në një reagim online, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar këtë zhvillim të bujshëm.

“Ka SPAK, por ka edhe SPANJË...

Qeveria mund të ketë në dorë SPAK-un,por jo SPANJËN.

Në këtë botë lahen të gjitha gjynahet...” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco