‘Karrotën apo kërbaçin’. Paloka për sulmin e Ramës tek ‘Prestige’: Synon, ti tregojë medias  çfarë i pret nëse nuk i shkojnë pas…

‘Karrotën apo kërbaçin’. Paloka për sulmin e Ramës tek ‘Prestige’: Synon, ti tregojë medias çfarë i pret nëse nuk i shkojnë pas…

11:35, 01/12/2022
A+ Aa A-

Nuk e kuptoj pse gazetarë e politikanë të opozitës , përpiqen të japin argumenta për të vertetuar që sulmi i Ramës në Prestige Resort, është sulm ndaj medias dhe hakmarrje e tij ! Nuk ka nevojë të jepen argumenta për të bindur kërkënd që është kështu; Rama nuk e fsheh këtë fakt, përkundrazi qëllimi i tij është që kjo të jetë sa më evidente. Ai këtë synon, t’ju tregojë të gjithë pronarëve të medias se çfarë i pret nëse nuk shkojnë pas avazit të tij.

Kjo është mënyra se si Rama e koncepton mbajtjen e pushtetit dhe kështu vepron me këdo jo vetëm me pronarët e mediave po dhe me qytetarët e thjeshtë. Karrotën apo kerbaçin ?

E vini re; për ta çuar në ekstrem arrogancën e tij, qellimisht e bën këtë akt vetëm pak ditë përpara samitit të BE në Tiranë megjithëse e kanë shenjestruar më se një herë për keqtrajtimin dhe mungesen e lirisë së medias nën qeverinë e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco