Steinmeier mbërrin në Shqipëri/ Mediat gjermane: Në fokus do jetë lufta kundër korrupsionit

Steinmeier mbërrin në Shqipëri/ Mediat gjermane: Në fokus do jetë lufta kundër korrupsionit

10:57, 01/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në vendin tonë. Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmeier është një nga politikanët më të njohur gjermanë. Ish- ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeier mbajti rolin e liderit të opozitës socialdemokrate.

Mediat gjermane raportojnë se qendër të diskutimeve do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe reformat në fushën ekonomike, administrative dhe gjyqësore.

Në fokus do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit, shkruan gazeta e njohur, Frankfurter Allgemeiner Zeitung.

Në prag të vizitës së Steinmeier në Shqipëri, gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel publikoi një reportazh për plagën e rëndë të Shqipërisë, emigrimin masiv të rinisë.

Gazeta shkruan se shkak për emigrimin është bërë korrupsioni, varfëria dhe mungesa e perspektivës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco