Revista e njohur amerikane, Forbes, i ka kushtuar një shkrim faktit se Shqipëria mund të dërgojë ujë në drejtim të Italisë. Joseph Hammond shkruan se tubacioni nënujor do të dërgojë ujë nga Gjirokastra drejt rajonit të Pulias.
Projekti pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro. Tubacioni i ujit do jetë rreth 85 kilometra nën ujë dhe 120 kilometra në tokë. Ky burim uji do u shërbejë 4 milionë njerëzvë në një rajon italian pranë Shqipërisë.
Nëse miratohet, tubacioni do të ndërtohet brenda katër vitesh dhe do të transportojë 150 milionë metër kub ujë në Pulia. Shqipëria do të përfitojë 8 mijë vende pune që do hapen për ndërtimin e këtij tubacioni.
Por gazetari ngre një pikëpyetje.
“Ndërkohë në Tiranë, zona të mëdha të qytetit, nuk e shijojnë ujin e rrjedhshëm gjatë gjithë kohës. Kështu që qeveria shqiptare ende nuk e ka komentuar marrëveshjen”, shkruan gazetari.
Sipas Forbes, një tubacion i tillë nënujor ekziston diku tjetër në Mesdhe, ai furnizon Qipron Veriore me ujë nga Turqia. Projekti unik u përfundua në vitin 2024.
© SYRI.net