Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Meta: Sulmi kundër 'Prestige resort', vepër kriminale e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të medieve!

Meta: Sulmi kundër 'Prestige resort', vepër kriminale e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të medieve!

09:27, 01/12/2022
A+ Aa A-

Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë, e ka dënuar me ashpërsi, sulmin e përsëritur të qeverisë ndaj bizneseve të “Hysenbelliu Group” dhe e ka konsideruar një vepër kriminale të nxitur personalisht nga Kryeministri si hakmarrje ndaj medieve që denoncojnë aferat e tij korruptive, duke pasur parasysh faktin se ky grup zotëron tri media me peshë në vend.

Ilir Meta shkruan në Fb: “Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër “Prestige resort” në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të medieve.

"Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe kambanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurt në vendin e tyre.

"Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist ndaj lirisë të medieve dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qëndresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit.

"Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetëra PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te “Prestige resort” që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tonë” - përfundon Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco