'Dy engjëj në qiellin e pistë', Kurti për vrasjen e gruas në Kosovë: E papranueshme

'Dy engjëj në qiellin e pistë', Kurti për vrasjen e gruas në Kosovë: E papranueshme

20:10, 30/11/2022
A+ Aa A-

Për ngjarjen tragjike në Kosovë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar të papranueshme vrasjen e gruas shtatzënë në derë të spitalit nga ish-bashkëshorti i saj.

“Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjën e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, shkruan Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco