Lajmi i fundit

LIVE - Këndi i Pano Sokos

Berisha: Rama armik i votës së lirë, këtë duhet ta mësojë Europa

19:52, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka organizuar një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë. Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është armik i votës së lirë. Sipas tij, këtë gjë duhet ta mësojë Europa.

"U votua në mënyrën më kriminale, me urgjencë, grabitja e pronës më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Porti i Durrësit. Grabitja e portit të Durrësit. Pra këto janë disa, por ne kemi 1 mijë e 1 arsye të tjera për të protestuar në datën 6. Për të ju thënë miqve nga e gjithë Europa, se ju jeni të mirë se ardhur, por me mikun flitet haptas. Ai burrë që është ulur aty me ju, është kryehajduti i historisë së kombit shqiptar. Kurrë ndonjëherë një shqiptar nuk e ka vjedhur këtë komb, siç po e vjedh Edi Rama duke shfrytëzuar të gjitha pushtetet sot dhe kjo është detyrë e mision për të ua thënë të gjithë të pranishmëve. 

Dhe po i bëtë të gjitha këto, se ai zgjedhje nuk bën dhe e ka shndërruar votimin fiktiv. Në diktakturë ne çdo 4 vite votonim, por problemi ishte se vota jonë ishte fiktive, ishte e vdekur pa u hedhur në kuti. Sot vota është përsëri fiktime. Atëherë atyre qelizave të frontit të dhënat ua jepte sigurimi i shtetit, sot tani ua jep databaze e qeverisë, portali e-Albania. Kjo është e vërteta dhe ata kalojnë si terroristë të kuq, nga një qytetar në tjetrin duke e terrorizuar. 

Ai ka filluar që tani duke e shndërruar shtetin në makineri elektorale. Pra, ai nuk respekton asnjë parim të zgjedhjeve të lira. Prandaj dhe sot kontrollon çdo pushtet. Asnjë popull nuk ka më të drejtë se ne të jemi në datën 6 në rrugë për ti treguar Europës së çfarë përfaqëson ky njeri që është i ulur aty."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco