Lajmi i fundit

Thellohet skandali/ Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

Çështja e targave, Isa Mustafa: Më shumë gabime se strategji dhe taktika nga Albin Kurti

21:26, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi çështjen e targave dhe tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Mustafa deklaroi se nuk ka parë asnjë strategji apo taktikë nga Albin Kurti që do të lehtësonte zbatimin e marrëveshjeve.

Peka: Duke nisur edhe me rastin e targave, u duk sikur rriti pazarin, pra ngriti stekën shumë lart, dhe në momentin që po zbaton marrëveshjen e firmosura nga ju, duket se është lëshim ndaj Serbisë. A ju duket ju kjo si një strategji e goditur. Dakord, Kurti në raport me koherencën politike mund ti kushtojë pak, por Kosovën e ndihmon me zbatimin e marrëveshjeve nëse nuk kanë qenë të dëmshme për Kosovën.

Mustafa: Problemi është se unë këtu nuk shikoj strategji dhe nuk shikoj taktika të cilat do ta lehtësonin zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Unë më shumë shikoj gabime se sa strategji. Jo gabime në aspektin e zbatimit të atyre marrëveshjeve, por gabime të hapave. Kjo që ndodhi në veri të Kosovës, ka krijuar një situatë krejt tjetër.

Peka: Çfarë situate ka krijuar. Tregoi se serbët e veriut nuk i binden Kushtetutës së Kosovës, por Vuçiçit. Ka treguar se Vuçiçi më vend për të hapur front lufte, siç opozita mediatike e paralajmëronte Albin Kurtin, më nuk ka, sepse perëndimi nuk lejon më konflikt tjetër. Këto janë dy gjëra që Kosovës i shërbejnë. U tregua se Serbia vend për të hapur konflikt dhe presion me ushtrinë nuk bën dot më, se NATO, KFOR është këtu dhe u tregua se serbët e Kosovës, qeverinë e kanë në Beograd e jo në Prishtinë. Pra i gjithë pretendimi i Kosovës ishte korrekt. Këto nuk janë dy gjëra të vogla sot në aspektin kur perëndimi po kërkon ti thotë Serbisë, ndajeni mendjen ose nga ne ose nga Rusia.

Mustafa: Unë shikoj se edhe kështu mund të shpjegohen gjërat, por shikoj edhe një shpjegim tjetër, që është ai se është punuar 10 vite për integrimin e serbëve të Kosovës, sepse kemi pasur atje janë gjendje në vitin 2010-2011-2012, krejtësisht jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës. Pastaj mbi bazën e këtyre marrëveshjeve që kanë arritur ne i kemi pajtuar serbët që të hyjnë dhe të pranojnë ligjet e rregullat e Kosovës. Të pranojnë zgjedhjet e procesin e rregullt zgjedhor. Sepse deri në vitin 2013 nuk kemi pasur asnjë serb që ka hyrë mbi bazën e rregullave të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të ketë respektuar mandatet.

Peka: Interesante është kjo që thoni ju, dhe ka logjikë. Por a ju bën përshtypje fakti se Albin Kurti ndaloi për herë të parë të mbaheshin zgjedhje serbe në Kosovë në veri dhe ndaloi të mbahej referendumi serb në Kosovë. E megjithatë serbët nuk dolën nga institucionet, por dolën për targat.

Mustafa: Përsa i përket referendumit mendoj se Albin Kurti ka vepruar mjaft mirë dhe ka respektuar Kushtetutën sepse nuk mundet askush të organizojë referendum në shtetin tjetër. Tek zgjedhjet kur kam qenë kryeministër kam lejuar që zgjedhjet të mbahen, sepse ashtu ka qenë një marrëveshje me ndërkombëtarët që ne ti kapërcejmë ato sepse nuk e dëmtonin integritetin shtetëror të Kosovës.

Peka: Ju keni lejuar të mbahen zgjedhjet në Kosovë për shkak të marrëveshjes me faktorin ndërkombëtar, Kurti nuk lejoi të mbahen zgjedhjet. Bëri gabim apo bëri mirë?

Mustafa: Unë mendoj se ka bërë mirë, sepse tani do të thotë ajo praktikë është kapërcyer dhe mendoj se nuk do të ketë kërkesa të tjera, as të faktorit ndërkombëtar e as serbëve që të mbahen këto zgjedhje në Kosovë. Tani problemi i vakumit institucional në veri të vendit është një problem i cili duhet të na shqetësojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco