Isa Mustafa: Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion Vuçiçit, të pranojë marrëveshjen e 2015 që firmosi vetë

21:19, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se presidenti serb duhet të pranojë marrëveshjet e vitit 2015 me Kosovën, për themelimin e asociacionit të komunave serbe. 

Ai tha në Çim Peka Live në Syri Tv, se Vuçiç ka firmosur 7 vite më parë duke rënë dakord që asociacioni të krijohet vetëm ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese. 

Mustafa thekson gjithashtu se rol në këtë mes duhet të kenë ndërkombëtarët të cilët duhet të imponojnë presidentin serb që të pranojë marrëveshjen që ka firmosur vetë. 

Intervista

Peka: Pra nëse ata shtojnë kërkesat dhe lëshojnë institucionet e Kosovës. Çfarë duhet të bëhet, cila është zgjidhja nëse serbët nuk pranojnë të marrin pjesë në institucione. Ata mund ta bëjnë kurdo herë. Rasti konkret të paktën kishte një të mirë. Tregoi për faktorin ndërkombëtar atë që pretendohej nga klasa politike kosovare, që serbët e Kosovës nuk i nënshtrohen dhe komandohen nga ligjet e Kosovës, por nga Beogradi. Ikja dhe kthimi i tyre tregoi se Vuçiç ka kontroll total mbi serbët e Kosovës në institucione. Ata nesër mund të thonë prap, se ne po ikim se duam më shumë. Çfarë duhet të bëjmë, se për hir të asaj se ata duhet të jenë në institucionet duhet të japim më shumë.
Mustafa:
Unë mendoj se ajo që është arritur veçmas në vitin 2015 me dokumentin për parimet themelore për asociacionin është se Vuçiç e ka nënshkruar në atë dokument se dekreti i qeverisë bashkë me statutin paraprakisht i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Dhe Vuçiç e ka nënshkruar se, asociacioni themelohet vetëm ashtu siç e konstaton gjykata. Unë mendoj se në këtë rast ka hapësirë të mjaftueshme që faktori ndërkombëtar që është ndërmjetësuesi i këtij procesi dialogu, të bëjë presion jo te serbët në veri, se ne skemi problem me serbët në veri, por me Serbinë dhe të bëjë presione te Serbia dhe Vuçiç që ai të pranojë atë që ka nënshkruar. Në vitin 2015 është arritur mjaft shumë me faktin se Serbia e ka pranuar Gjykatën Kushtetuese si arbitër përfundimtar të asociacionit. Marrëveshja e vitit 2013, është marrëveshje që nuk dihej se si mund të përfundojë. Por në vitin 2015 ne kemi arritur që të vendosim që Gjykata Kushtetuese do të jetë vendimtare.

Peka: Ju po thoni se ka firmë të Aleksandër Vuçiç i cili pranon se kornizën kushtetuese të zajdenicës e vendos Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Mustafa:
Është pika e dytë e dokumentit që është nënshkruar në vitin 2015.

Peka: Çfarë e pengon Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ta formësojë zajednicën. Se për të qenë korrekt, Kosova nëse do të mbijetojë si shtet dhe urojmë të mbijetojë gjithë jetën, do të mbijetojë si demokraci, sepse perëndimi nuk investohet në një shtet jo demokratik, sidomos në një shtet të ri, me problematikin më fqinjët. Demokraci që ndalon shoqatat, nuk ka. Në këtë kontekst çfarë e pengon Gjykatën Kushtetuese të veprojë mbi palët dhe ta kornizojë në aspektin kushtetues zajdenicën.
Mustafa:
Janë disa procedura paraprake që duhet të ndodhin, para se të vijë dokumenti në Gjykatën Kushtetuese.

Peka: Gjykata Kushtetuese e ka një dokument të cilin e ka korrektuar në një farë forme, dokumentin tuaj?
Mustafa:
Tani, mbi bazën e atij dokumenti, duhet një grup menaxhues, siç e parashikon marrëveshja, i cili do ta hartojë draftin e parë të statutit të asociacionit. Dhe në grup menaxhues parashikohet të jenë nga 4 komunat e veriut. Problemi është se në këtë situatë nuk kemi as komunat e veriut, asnjë kuvend komunal, asnjë kryetar të komunës, e nuk kemi struktura që udhëheqin në veri. Udhëheqja e Kosovës, nëse futet në debat, duhet të zgjidhë çështjen se kush do të jetë subjekti i cili do ta formulojë.

Peka: Pse jeni i bindur se Vuçiç i qëndron firmës së tij. Sepse ka marrëveshje pa fund që serbët nuk i zbatojnë. Është marrëveshja për targat, e firmosur jo në kohën e Kurtit, i cili thjeshtë po kërkon të zbatojë një marrëveshje të dakorduar nga të gjitha palët. Dhe vetëm për këtë gjë ata largohen nga institucionet. Çfarë duhet të bëjë sipas jush qeveria e Kosovës? Të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe që kanë edhe firmën e palës serbe.
Mustafa:
Jo ne kemi shumë marrëveshje tani, janë rreth 10-15 marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco