Isa Mustafa sulmon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Fituan zgjedhjet duke mashtruar në rrjetet sociale

20:58, 28/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa akuzon kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani se fituan zgjedhjet parlamentare duke mashtruar në rrjetet sociale. 

Në një intervistë ekskluzive për Çim Peka LiveSyri Tv, Mustafa tha se Kurti dhe Osmani paraqitën një realitet të rremë duke shfrytëzuar mediat sociale dhe forumet e tjera, sikur në 20 vite në Kosovë nuk ishte arritur asgjë. 

Isa Mustafa: Unë mendoj se u krijua një situatë e veçantë para një viti e gjysmë ose dy viteve kur ishin zgjedhjet. Kishte një mashtrim të madh të qytetarëve, sepse përmes rrjeteve sociale dhe përmes formave të tjera, Kurti, por edhe zonja Osmani, arritën që të bindin qytetarët se gjatë këtyre 20 viteve të kaluara nuk është arritur asgjë, bile kemi pasur edhe dekadencë sipas prononcimit të tyre, se ka pasur mashtrime, ka pasur vjedhje, ka pasur pasurime të paligjshme etj. dhe natyrisht këto, të gjitha këto lanë përshtypje te qytetarët dhe ashtu, në një vend, i cili që ballafaqohet me problemin e papunësisë, me problemin e varfërisë së madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco