Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Sami Neza: Festat e 28-29 nëntorit të vakëta, shqiptarët të dëmtuar shpirtërisht për situatën e Shqipërisë

Sami Neza: Festat e 28-29 nëntorit të vakëta, shqiptarët të dëmtuar shpirtërisht për situatën e Shqipërisë

20:58, 28/11/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Forcë me Sonila Meço ishte i ftuar gazetari Sami Neza ku u diskutua situata e vakët në festat e 28-29 nëntorit.

Neza është shprehur s kjo situatë e vakët vjen si pasojë e gjendjes së vakët shpirtërore që ndodhen shqiptarët pasi vendi është prekur nga një emigrim masiv dhe varfëri e madhe.

"Festimet në Milano dukeshin qartë se ishin festime në një vend të lirë ku mund të shprehesh lirshëm, por edhe konteksti i festës është edhe pak më i lakmueshëm, kjo është dramatike pasi në vendin tonë atmosfera e festës ishte e munguar dhe kjo mungesë përkthehet se njerëzit në këtë situatë ku ndodhen nuk janë të gatshëm të kënaqen.

Pavarësisht raportit të qeverisë me organizimin, qytetarët e kanë aq kopetencë për të ndërtuar një situatë festive, kjo nuk është për shkak të ndarjes së 28 nëntorin me 29 nëntorin sepse të dy kanë njerëzit që i respektojnë më shumë  por kjo ka të bëjë me një situatë të vakët shpirtërore për disa arsyes për shkak se kanë kaluar 110 vite dhe akoma se nuk kemi ndërtuar një vend të denjë për të jetuar por edhe për shkak se ka disa vite që ky vend po preket nga varfëria, emigrimi dhe kontrastet sociale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco