'Diktatura i ndryshoi mbiemrin'/ Studiuesi: Ai që ngriti flamurin është Ismail Qemal Bej Vlora

20:27, 28/11/2022
A+ Aa A-

Studiuesi Erald Kapri shprehet se regjimi komunist i ndryshoi mbiemrin themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar. 

Emri i tij nuk është Ismail Qemali, thotë ai, por Ismail Qemal Bej Vlora. 

Librat e historisë janë ndryshuar gjatë viteve të diktaturës komuniste. 

Retushimi që i ka bërë diktatura mbiemrit arkitektit të pavarësisë i ka mbijetuar edhe 32 viteve të pluralizimit, teksa në librat shkollorë dhe dokumentet e shtetit vijon të njihet si Ismail Qemali. 

"Ne nuk merremi seriozisht me të kaluarën tonë, e shfrytëzon politika, si ndeshjet e stadiumit që kanë euforinë e momentit dhe kaq. Ne jemi drejt një autokracie politik, e kthyer në një kryeministër që ka të gjitha pushtet dhe ka rrëzuar edhe shumë prej atyre arritjeve në këto 30 vite, ka patur pluralizëm. 

E dini ju që ne edhe themeluesit të shtetit i drejtohemi gabim, Ismail Qemali, është Ismail Qemal Bej Vlora. Dhe djemtë e tij, njërin e degdisën jashtë vendit, tjetrin e burgosën dhe vdiq në burg dhe me ligj të posaccëm regjimi komunist i ndaloi të përdorën mbiemrin Vlora. Sot e kësaj dite ne themi Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, pjesë e indoktrinuar nga diktatura. Ne duhet të themi Ismail Qemal Bej Vlora. Ai ishte Ismail Kemal Bej, gjatë kohës kur shërbente si shtetar osman, por emri i tij i vërtetë është Ismail Qemal Bej Vlora. Kishte edhe titullin Bej, por mbiemri i tij ishte Vlora, jo Qemali", u shpreh Kapri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco