Kapri: Në Shqipëri shoqëria s'i kërkon llogari elitës së vet drejtuese, po rrëshqasim drejt autokracisë

Kapri: Në Shqipëri shoqëria s'i kërkon llogari elitës së vet drejtuese, po rrëshqasim drejt autokracisë

19:01, 28/11/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv ishte historiani Erald Kapri ku diskutoi ndër të tjera edhe situatën e vështirë sociale, ekonomike dhe politike që po kalon Shqipëria.

Kapri është shprehur se sot shoqëria nuk po i kërkon llogari elitës së vet dhe po rrëshqasim drejtë një autokracie si shembulli i Putinit në Rusi dhe Vuçiçi në Serbi.

"Problemi është më i gjerë se qeverisja ka të bëjë dhe me shoqërinë. Qeverisja merret këtu vetëm me akademinë dhe institucionet e veta që nuk prodhojnë asgjë. Ne fatkeqësisht nuk kemi investuar shumë për dijen dhe shkencën në përgjithësi dhe ky është problemi.

Po të shikojmë historianët sot në shoqëri nuk janë produkt i shkollave por janë për shkak të kontributeve të veta, ndërsa institutet nuk prodhojnë asgjë. Ne nuk merremi seriozisht me të kaluarën tonë sepse e shfrytëzon politika për veten si ato ndeshjet e ku stadiumi ka atë euforinë e momentit dhe aq.

Një shoqëri ose shtet i mirëqenë do të thotë që shoqëria i kërkon llogari elitës së vet, ne u bë kohë tashmë që jemi drejt një autokracie politike, një kryeministër që ka të gjitha pushtetet që ka rrëzuar të gjithë ato që janë arritur në 30 vjet ndërsa sot kontrolli i shtetit në këtë formë kanë sjellë modelin e Putinit në Rusi dhe Vuçiçit në Serbi,- u shpreh historiani Kapri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco