Burimi: Albin Kurti foli për dramën e shpopullimit, Rama s'e ka problem pasi mendon si George Soros

18:28, 28/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv takimin mes dy qeverive të dielën, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë.

Genc Burimi u shpreh se duhet përshëndetur fjalimi i Albin Kurtit në Parlamentin shqiptar ndërsa shtoi se vendi ynë po boshatiset. Burimi theksoi se Edi Rama nuk e shikon shpopullimin si një rrezik ndërsa shtoi se duhet të largojmë sa më shpejt kreun e qeverisë që mendon si George Soros.

"Nuk dua ta dëgjoj Edi Ramën pas 3 vitesh në tribunë e të thotë që vendi po boshatiset e do i hap dyer bangladeshasve, kjo na rrezikon neve si komb.

Rama, është i rrezikshëm, dimension sorosian, mendon si ai.

Nuk ka nevojë të kesh kufij fare, është filozofikisht e rrënjosur, nuk e sheh si një rrezik shpopullimin por si funksionim normal i shoqërisë së globalizuar.

Sa më shpejt të shkëputemi nga kjo qeverisje e filozofie, të gjejmë ato që janë gjurmët dhe zakonet tona."-tha Burimi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti e vuri gishtin te plaga e shpopullimit teksa po fliste në parlamentin shqiptar. Ndryshe nga Edi Rama, që nuk e prek këtë çështje, Kurti tha se ajo është drama e madhe e shqiptarëve. Ai u zotua për t’i dhënë fund kësaj drame.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco