Haxhiaj: Takimi i dy qeverive pseudo-patriotik! Edi Rama e keqpërdor Kosovën

18:12, 28/11/2022
A+ Aa A-

Analistja Serbeze Haxhiaj komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv takimin mes dy qeverive të dielën, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë. Haxhiaj është e mendimit se kemi të bëjmë me spektakël pseudo-patriotik. Sakaq, ajo theksoi se kryeministri Edi Rama e ka keqpërdorur Kosovën.

"Shqiptarët këtej e andej po mësohen me këtë lloj spektakli nacionalist, gjysmëpatriotik apo pseudo-patriotik por që në fakt ka pak substancë të dobishme për shqiptarët më shumë se tre dekada pas tranzicionit në Shqipëri. Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, partia në pushtet e ka keqpërdorur shumë Kosovën.

Kemi parë në këto vitet e fundit, e sidomos muajt e fundit përplasje mes lidershipit në Kosovë dhe Shqipëri. Kur flasim për simbolikën e fotove kemi parë këtë llojë komunikimi jo shumë të këndshëm mes Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë nëpër foto zyrtare.

Kemi parë shumë banalitet në atë që ka qenë politika zyrtare, përafritmet e qëndrimeve, marrëveshjet që janë shkruar dhe premtime tqë janë dhënë deri tek absurditete që kanë pasur të dy vendet për t’ia gjetur njëra-tjetrës një vend dinjitoz për ambasadë.

Ambasada e Shqipërisë në vitet e fundit ka pasur vështirësi për të realizuar kërkesën e saj për një vend për ambasadën në Shqipëri. Telashe dhe për atë të Kosovës në Tiranë, kjo flet për seriozitetit dhe përtej nacionalizmit që duam të shfaqim."-tha Haxhiaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco