VIDEO/ Kryegjyshi Botëror homazhe në varrin e Sami Frashërit në Stamboll, vendos flamurin kombëtar

14:39, 28/11/2022
A+ Aa A-

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj vizitoi dje vend prehjen në Stamboll të Patriotit të madh të Rilindjes sonë Kombëtare, njërit prej udhëheqësve kryesore të lidhjes Shqiptare të Prizrenit  Sami Frashëri .

Kryegjyshi duke kujtuar luftën e patriotëve të mëdhenj të Rilindjes kombëtare për Liri e pavarësi bëri një lutje për kombin dhe vendin tonë që shqiptarët të ecin në rrugën e të parëve tanë dhe të punojnë siç e deshën ata Shqipërinë.

Në fund të lutjes Kryegjyshi mbuloi dhe vendosi flamurin kombëtar në vend prehjen e Sami Frashërit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco