'Akuzat ndaj Ballës si porositës i vrasjes së avokatit'/ Boçi: S’është hera e parë që del në përgjime të tilla

'Akuzat ndaj Ballës si porositës i vrasjes së avokatit'/ Boçi: S’është hera e parë që del në përgjime të tilla

14:34, 28/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur nga Elbasani akuzat ndaj Taulant Ballës, si porositës i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Boçi u shpreh se nuk është hera e parë që Balla del në të tilla përgjime, ndaj sipas tij “komentet janë të tepërta”.

“Nuk është hera e parë që Balla del në përgjime të tilla dhe zakonisht komentet janë të tepërta”, tha Boçi.

Lidhur me vendimin e policisë për të ndaluar protestën e opozitës me 6 dhjetor, ditë kur mblidhet samiti i BE në Tiranë, ai u shpreh se ‘është arbitraritet dhe arrogancë’.

Deputeti theksoi se më protestën e opozitës liderët evropian do të dëgjojnë live shqetësimet reale të qytetarvëe që deri më tani i kanë lexuar në raporte.

“Është një lloj arbitrariteti, arrogance në raport me respektimin e të drejtës për të protestuar, protestat janë pro evropiane, kudo dhe sido që zhvillohen. Është një lloj organizimi protestues specifik në një ditë kur liderët evropian vijnë në Shqipëri dhe që ata kanë fatin e rastin të dëgjojnë shqetësimet reale për qytetarët shqiptarë që shkruhen në raportet evropiane, për korrupsionin galopant, krimin, vjedhjen e votës. Më mirë se të bëhet atë ditë me dëgjimin live nga qytetarët nuk ka shkresë, e zezë mbi të bardhë që ta zëvendësojë apo tejkalojë si opinion ose qëndrim. Duhet të marrin sinjalin që qytetarët kërkojnë ndryshimin real të forcave politike”, tha Boçi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco