Partia Socialiste e Edi Ramës është e mbushur plot me episode zyrtarësh të prangosur, të hetuar apo të dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve. Ish-kryetari i komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku, i dyshuar si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier, është zyrtari i radhës i mazhorancës socialiste që gjendet në dosjet e Antidrogës.
Nga SYRI TV
Ish-kryetari i komunës së Frakullës, Viktor Çervanaku, i dyshuar si i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier, është zyrtari i radhës i mazhorancës socialiste që gjendet në dosjet e Antidrogës.
Partia Socialiste e Edi Ramës është e mbushur plot me episode zyrtarësh të prangosur, të hetuar apo të dënuar për veprat penale në fushën e narkotikëve.
Guri i çmuar i kurorës në këtë listë të zezë është ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai u akuzua nga prokuroria për përfshirje në grup kriminal që trafikonte narkotikë nga Shqipëria drejt Italisë. Gjykata e dënoi Tahirin me 3 vjet e 4 muaj, për shpërdorim detyre në lejimin e trafikut.
Pak muaj më parë, në Itali u arrestua ish-kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pasi iu zbuluan 20 kilogramë kokainë.
Me Kajmakun u arrestua edhe nipi i tij, i cili ishte drejtor në Ujësjellësin e Tiranës.
Kryetari socialist i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, i dalë nga votimet monopartiake të vitit 2019, nuk e gëzoi mandatin, pasi rezultoi se ishte dënuar për trafik droge në Itali.
Ish-kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, gjithashtu humbi mandatin, pasi rezultoi se kishte qenë nën hetim për trafik droge nga autoritetet në Itali, Zvicër dhe DEA Amerikane.
Miku i tij, Gentian Daja, i cili mbante postin e kreut të Partisë Socialiste të Kavajës, gjithashtu rezultonte në dosjet e autoriteteve anti-drogë të vendeve europiane.
Në qershor të vitit 2022, këshilltari socialist i bashkisë së Tiranës, Egert Vargu, u arrestua pas zbulimit të 45 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.
Lista e zyrtarëve të niveleve të ndryshme apo edhe e familjarëve të drejtuesve të lartë e deputetëve socialistë të zbuluar si të përfshirë në trafik narkotikësh është shumë më e gjatë.
Të afërm të deputetit Rrahman Rraja, akuzohen nga autoritete belge për trafik narkotikësh.
Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, u vetëdorëzua në Itali, në vitin 2018, ku i duhej të vuante një dënim prej 7 vitesh burgim për përfshirje në trafik narkotikësh.
Po ashtu, drejtorë të rëndësishëm policie, të emëruar nga qeveria “Rama” gjenden aktualisht pas hekurave për përfshirje në trafik narkotikësh.
© SYRI.net