Braimllari: Kryebashkiaku i Korçës, lolo në duart e Peleshit! Më 14 maj opozita i kthen bashkinë qytetarëve

Braimllari: Kryebashkiaku i Korçës, lolo në duart e Peleshit! Më 14 maj opozita i kthen bashkinë qytetarëve

16:18, 24/11/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, përmes një statusi në rrjete sociale shprehet se Lulzim Basha shiti interesin e opozitës për interesin personal.

Endrit Braimllari tha se zgjedhjet e 14 majit janë një betejë për të rikthyer demokracinë dhe për të bashkuar opozitën kundër qeverisë. Ai akuzoi kryebashkiakun e Korçës se mbron interesin personal kundër interesit të qytetarëve ndërsa e quajti atë një lolo.

"Të afrojmë të rinjtë dhe të reja që do të godasin rëndë keqqeverisjen dhe abuzimin në Korçë në mënyrë që këshilli bashkiak të kthehet në një parlament vendor. Më 14 Maj i japim fund abuzimit në Bashkinë e Korçës.

Kryetari i Bashkisë Korçë është një Lolo ne duart e Peleshit. Interesi i tyre është interesi personal dhe jo ai i qytetit dhe qytetarëve të Korçës. Do të vendosim llogaridhënien dhe transparencën në bashkinë e Korçës. Këshilli bashkiak do të jetë i qytetarëve"-tha Braimllari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco