Debatoi me Ballën në seancë, deputetët e PS-së kërkojnë përjashtimin për 10 ditë të Petrit Vasilit

Debatoi me Ballën në seancë, deputetët e PS-së kërkojnë përjashtimin për 10 ditë të Petrit Vasilit

15:10, 24/11/2022
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Parlamentit deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasilin.

Në kërkesën drejtuar Lindita Nikollës, 7 deputetët socialistë theksojnë se duan përjashtimin e Vasilit pasi përdori një gjuhë fyese ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Kujtojmë se gjatë seancës së sotme pati një rezistencë të fortë nga deputetët e opozitës të cilët kërkuan që të kenë kohën e tyre në diskutimet për marrëveshjen e Portit të Durrësit, pasi Nikolla nuk respektoi rregulloren e Parlamentit.

Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë dhe Edi Ramën si përfituesin kryesor të kësaj afere.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco