SYRI TV/ OBSH për plakjen e popullsisë: Kosto financiare, zonat e thella pa akses në shëndetësi

15:01, 24/11/2022
A+ Aa A-

OBSH ngre alarmin përsa i përket plakjes së popullsisë shqiptare, pasi kështu vendi do të përballet me kosto të mëdha financiare. Plakja e popullsisë, shoqërohet me barrë të lartë të sëmundjeve dhe financim më të lartë.  Ndërkohë, sfidat që Shqipëria ka në shërbimet e shëndetsisë apo kujdesit social, mbeten një pikë kritike.

Syri tv

Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave të vështira financiare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë. Një popullsi në plakje vuan nga një barrë e lartë e sëmundjeve, të cilat kërkojnë financime më të lartë.

Nga ana tjetër vendi ynë përballet me mangësitë e mëdha të shërbimeve dhe investimeve në sektorët e shëndetësisë, arsimit, kujdesit social dhe sistemeve të mbrojtjes sociale vë në dukje OBSH. Në sektorin shëndetësor sfida mbeten vdekshmëria neonatale dhe kequshqyerja.

Gratë egjiptiane dhe gratë që jetojnë në zonat rurale dhe të thella në Shqipëri, vazhdojnë të kenë akses të kufizuar në kujdesin shëndetësor parësor dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor seksual dhe riprodhues, raporton Monitor.  Shqipëria ka një barrë të lartë të sëmundjeve jo-kronike që kërkojnë fokus intensiv në parandalimin e faktorëve të rrezikut. Një prioritet thelbësor duhet të jetë përqasja ndërsektoriale për të ndalur përhapjen e obezitetit tek fëmijët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco