SYRI TV/ Opozita kërkon emergjencën për përmbytjet, Rama refuzon: Shifra të fryra

14:31, 24/11/2022
A+ Aa A-

Në seancën e sotme parlamentare, opozita i ka kërkuar kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës. Por kreu i qeverisë refuzoi duke akuzuar median dhe opozitën për fryrje të shifrave të shtëpive dhe tokave të përmbytura. Kreu i Partisë Demokratike e akuzoi Ramën për keqmenaxhim të hidrocentraleve të cilat shkaktuan dëme të shumta tek qytetarët e Shkodrës dhe të Lezhës.

Nga SYRI TV

Një grup deputetësh të opozitës kanë kërkuar interpelancë në parlament për çështjen e përmbytjeve ,të cilat shkaktuan probleme të shumta në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Deputeti Ferdinad Xhaferri i kërkoi kryeministrit arsyet e mos-shpalljes se gjendjes se emergjencës.

Në përgjigjen e tij Rama deklaroi se nuk kishte ndërmend të shpallte gjendjen e emergjencës, duke konfirmuar ashtu si herë të tjera se është ndjekës i rregullt i Syri Televizion dhe Syri.net.

Ndërkohë jashtë sallës së parlamentit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën dhe qeverinë e tij si përgjegjësit kryesorë për përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë dhe kërkoi dëmshpërblim të menjëhershëm për banorët e dëmtuar.

Ndonëse kanë kaluar 5 ditë që kur uji vërshoi në shtëpitë dhe tokat e banorëve të Shkodrës dhe të Lezhës, ende disa banesa e mijëra hektarë tokë e mbjellë vijon të jetë e mbuluar nga uji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco