'Basha u ble me marrëveshjen mafioze të portit'/ Berisha: Çdo kandidat i Alibeajt është i Ramës

12:12, 24/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se çdo kandidat tjetër që del nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhje, është kandidat i Edi Ramës.

“Çdo kandidat që del, gjoja, është në emër të Edi Ramës.

Kjo është shumë e qartë, ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër një të PD-së, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por si njeriu që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese për të qenë opozitë e pavarur.

Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.

Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.

Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.

Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.

Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit.

Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco