Pedagogët protestojnë para Kuvendit: Nuk është plotësuar asnjë kërkesë

Pedagogët protestojnë para Kuvendit: Nuk është plotësuar asnjë kërkesë

11:21, 24/11/2022
A+ Aa A-

Pedagogët e universiteteve kanë dalë sërish në protestë para Kuvendit ditën e sotme, ku po zhvillohet seanca për miratimin e buxhetit. Prej dy muajsh, pedagogët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Njëri prej pedagogëve të pranishëm në protestë u shpreh se edhe pas protestave të vazhdueshme, deri më tani nuk është realizuar asnjë prej kërkesave të tyre edhe pse protesta bëhet për të sensibilizuar opinionin publik dhe jo për të treguar forcë.

Ai shton edhe rritja e pagës prej 8 % për të cilën flitet, është vetëm për stafin akademik dhe vetëm në disa universitete specifile.

Pedagogu: Asnjë nga kërkesat tona nuk është realizuar deri më tani. Rritja e pagës nuk është realizuar. Rritja e pagave prej 8 % është bërë vetëm për stafin akademik në katër universitete. Ne të tjerët jo. Sot bëhet fiks dy muaj dhe unë nuk di asgjë. Ne protestën e kemi patur për sensibilizim, as për dhunë, as për forcë. Ka qenë një kërkesë nga disa anëtarë të sindikatës, dhe meqë sot ka qenë edhe seanca plenare, në vendosëm të dilnim sot në protestë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco