Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

‘Balla urdhëroi vrasjen e avokatit Ravik Gurra’/ Si dolën akuzat e bujshme ndaj deputetit të Ramës

‘Balla urdhëroi vrasjen e avokatit Ravik Gurra’/ Si dolën akuzat e bujshme ndaj deputetit të Ramës

11:11, 24/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e nisi seancën duke sulmuar kreun e opozitës, Sali Berisha, duke thënë se ai po bën pis rregulloren e Kuvendit sepse është non-grata.

Por heshti dhe nuk reagoi më kur Berisha i tha se ai nuk duhej të ishte në Kuvend, pasi ka urdhëruar vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Berisha tha se Balla urdhëroi këtë vrasje, pasi Gurra kishte rënë në përgjimet e tij. Taulant Balla ishte politikani i lartë që qëndronte pas krimeve të rënda në Elbasan.

Por këto përgjime u zhdukën nga prokuroria e Elbasanit, ndërsa njeriu që i zhduku, bëri karrierë në drejtësi, kurse i vëllai në politikë si deputet i PS.

Por si lindën këto akuza?

Para pak ditësh, Ardian Çapja foli në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të Gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja”, deklaroi Çapja.

Dëshmia ka qenë një bombë e vërtetë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Taulant Ballën, ish-drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, aktualisht në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla është akuzuar vazhdimisht se ka përkrahur bandat që janë në hasmëri me Çapjat, duke i ofruar mbështetje policore, por edhe mbrojtje politike. Por kjo është hera e parë që emri i tij përmendet në sallën e gjyqit nga një prej protagonistëve të konfliktit mes bandave. Sipas Ardian Çapjas, përgjimet ku dilte politikani me emrin Taulant janë arsyeja që u vra avokati Ravik Gurra në Elbasan.

“Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s’kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam dëgjuar në media që ju, prokurori Dibra, keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra. Ke tri telefona, ke dosjen time. Gjeje kush ka vrarë avokatin. Bëj drejtësi! Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty. Hap hetimin e Ravikut, aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj, je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për moshetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, tha Çapja në sallën e gjyqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco