Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Parlamenti Evropian, 'shuplakë' për Serbinë dhe 'Ballkanin e Hapur'

Parlamenti Evropian, 'shuplakë' për Serbinë dhe 'Ballkanin e Hapur'

09:53, 24/11/2022
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian, në të cilën kërkon që përparimi i Serbisë në negociata dhe qasja në fondet e bllokut, të kushtëzohen me harmonizimin e politikës së jashtme me Brukselin, përkatësisht vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Deputetët e Parlamentit Evropian besojnë se negociatat aktuale me Serbinë (për anëtarësim) duhet të përparojnë vetëm nëse ai vend mbështet sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë dhe shënon përparim të rëndësishëm në zbatimin e reformave”, thuhet në një njoftim të këtij parlamenti.

Rezoluta e hartuar nga deputeti kroat Tonino Picula, thekson edhe nevojën për përparim në bisedimet Kosovë-Serbi drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ashtu që të dyja vendet në përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Rezoluta dhe rekomandimi i Parlamentit Evropian i datës 23 nëntor 2022 drejtuar Këshillit, Komisionit dhe gjithë instancave të tjera, del kundër nismës "Ballkani i Hapur" që trumpetohet aq shumë nga kryeministri Edi Rama.

Sipas dokumentit, shkruhet qartë dhe e zeza mbi të bardhë se eurodeputetët e Parlamentit Europian janë dakord me çdo nismë që merret në kuadër të Procesit të Berlinit, POR shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Siç edhe është nisma e Ballkanit të Hapur, edhe pse një qëndrim i tillë që është bërë me dije shpesh është hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama si i 'keqlexuar'.

“Të rriten përpjekjet drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive, bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE të vendeve si dhe bashkëpunimi rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, fuqizimi ekonomik, konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet reformave strukturore dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal që është i pranueshëm për të gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe acquis të BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE.

Në këtë kontekst Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimin e marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale me certifikata. Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur”, – thuhet në rezolutë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco