Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Mega-afera e portit/ Berisha: Ja prova që Rama e Basha janë bashkë

14:09, 23/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se ka një provë të fortë se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë bashkë pas mega-aferës së Portit të Durrësit.

“Çështje tjetër, jashtëzakonisht e rëndësishme e rendit të ditës është afera mafioze, korruptive në historinë e Shqipërisë dhe të Europës, porti i Durrësit. Porti i Durrësit përbën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale, me të cilin shqiptarëve u grabitet pasuria e tyre kombëtare numër një. Përbën aktin mafioz, me të cilin Edi Rama shkriu aksionet dhe me ish-kreun e opozitës, për t’i bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik.

Përbën aktin, dhe kur e them këtë, duhet të sqaroj shqiptarët se kur mediat njoftuan se menaxheri i Emaar dhe menaxheri i kompanisë familjare, Basha, ishte i njëjti person, çfarë ndodhi? U them këtu atyre që thonë se po bëjnë politikë, nuk po bëj politikë, ky menaxher doli e tha se dhashë dorëheqjen nga kompania Basha.

I pari, unë e besova që dha dorëheqjen. Por unë dhe të gjithë ata që besuam se kjo ndodhi, gabuam. Sepse pikërisht kjo nuk kishte ndodhur. Ky ishte një mashtrim, sepse një muaj më vonë, ky dopio-menaxher, u gjet se vazhdonte punën në kompaninë Basha.

Menaxheri nuk dha dorëheqje nga Emaari, nuk deklaroi se do dorëhiqej dhe do mbetej menaxher i Bashës. Por pas një muaji ai vazhdonte menaxher i të dy kompanive. Ky përbën një akt shekspirian në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Të kreut të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco