Paloka: Donin të eliminonin të gjithë strukturat e ngritura nga PD

Paloka: Donin të eliminonin të gjithë strukturat e ngritura nga PD

19:03, 01/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, njëkohësisht edhe negociatori me grupin Alibeaj, ka folur për mediat nga selia blu, duke u shprehur se, ata kërkonin që të eliminonin të gjitha strukturat e ngritura deri më tani.

Paloka është shprehur se, që ditën e parë kishte një veto se si të bllokohej ky proces.

‘Që në ditën e parë kanë qenë primaret. Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edha ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përplaste për primaret.

Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eliminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-së, nga një vit sakrificash, kërkohej eliminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime. Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë.

Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t;i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë hiç’, është shprehur gjatë fjalës së tij për gazetarët, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Me 3 nentor01/11/2022 22:06

Me 3 nentor marrim pd-ne. Do nderhyjme me ushtri jo me polici!

Shto koment

Denonco