Alibeaj braktisi bisedimet, Koka: Hapin sytë për pazare me Ramën! Votojnë siç iu thotë Balla

18:35, 01/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Bledia Koka tha se grupi i Alibeajt është larguar nga tryeza e marrëveshjes dhe pasojat do të shfaqen në ditët në vijim, ndërsa shtoi se ata hapin sytë tek pazaret me qeverinë.

"Vendosën që të prishin negociatat që të ruajnë çfarë të munden nga ajo që ju ka mbetur. Pesë individë mund të rrinë te grupimi i tyre për të bërë pazare me pushtetin se me partinë s'kanë çfarë pazari të bëjnë.

Pushteti i kryeministrit Edi Rama ofron më shumë se opozita e Sali Berishës. Opozita e Sali Berishës ofron punë dhe protesta, jo pazare. Këta njerëz nuk e kanë lexuar vullnetin e demokratëve këto kohë."-tha Koka.

Sipas gazetarit Bledian Koka, janë pesë momente kur grupi i Enkelejd Alibeajt ka treguar se janë pjesë e pazareve.

"Abstenuan për 720 mln eurot e Ramës që s'dihet ku kanë shkuar. Votuan zgjatjen e komisioneve të vettingut. Garancia për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Shkuan e legjitimuan, prania e tyre me votë kundër është një llojë legjitimimi. Edhe ligji i dosjeve, e njëjta gjë. Asgjë e madhe që iu shit demokratëve si arritje. Ky grupim nuk negocion me PD-në por voton siç i thotë Taulant Balla."-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco