Lajmi i fundit

Një makinë fluturon në greminë në Fushë Buall-Shushicë, ekipe kërkimi në terrenin malor

Dështimi i negociatave për bashkimin e PD/ Bledian Koka: Grupi 'Alibeaj' do thërrmohet

18:30, 01/11/2022
A+ Aa A-

"Dështimi i negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike do sjellë thërrmimin e grupit 'Alibeaj'". 

Kështu shprehet gazetari Bledian Koka në Task Force me Sonila Meço, në Syri Tv

Koka tha se simptomat e para të shkrirjes së këtij grupi janë dy deputetet Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli, të cilat morën pjesë një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, nën drejtimin e Luçiano Boçit. 

Bledian Koka: Grupi 'monolit' në fjalë ka humbur tre copa ditët e fundit. Edhe brenda tyre ka patur njerëz që kanë kërkuar të kishte një lloj bashkimi, një lloj përafrimi bazuar në disa pika marrëveshje. Ajo që ka ndodhur sot është largimi nga tryeza e marrëveshjes dhe kjo s'do të kalojë pa pasoja te grupi në fjalë. Pasojat do të duken ditët në vijim. Ajo që ka parë grupimi në fjalë, simptomat e para janë dy deputetet që iu bashkuan dje PD-së, e Lezhës dhe Shkodrës, por edhe baza e Durrësit që po unifikohet përfundimisht me logon e PD. Pikërisht duke parë që po humbisnin copa teksa po negociohej me partinë mëmë, ata kanë vendosur ta prishin këtë negociatë në mënyrë që të ruajnë çfarë ka mbetur nga ajo. Por që vështirë se kjo mund ta ndalojë thërrmimin. 4-5 individë apo 10 sigurisht që mund të rrinë te grupimi i tyre në mënyrë që të bëjnë ndonjë pazar me pushtetin se me partinë s'kanë ccfarë pazari të bëjnë, sepse pushteti i Edi Ramës ofron shumë më shumë se sa opozita e Sali Berishës. Opozita e Sali Berishës kërkon punë, kërkon protesta në 12 nëntor. Këta njerëz nuk e kanë lexuar vullnetin e demokratëve prej një viti, nuk mund ta lexojnë sot.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco