Kikia: Negociatat e grupit 'Alibeaj' për të ‘larë gojën’! S’mendojnë për votat e PD-së

18:27, 01/11/2022
A+ Aa A-

Gazetari Mentor Kikia komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Mentor Kikia është i mendimit se vendimi i grupit të Enkelejd Alibeajt dëmton opozitën, pasi edhe një grusht votash po të humbasin, është e tepërt.

"Edhe një grusht votash është tepër të humbasin në një betejë politike që është shumë e rëndësishme për këtë opozitë që del nga një luftë e brendshme e dobësuar.

Ndarje në disa fraksione. Përpjekja e saj e parë për të demonstruar forcën që e quajnë riorganizimi. Vendimi është i pritshëm, përpjekja për të bërë negociata, mu duk si një për të larë gojën."-tha Kikia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco