'Bomba' e ekspertit të kriminalistikës: Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë përdor kokainë

'Bomba' e ekspertit të kriminalistikës: Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë përdor kokainë

18:19, 01/11/2022
A+ Aa A-

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tregon shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij, kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare.

Ai tha në ABC se është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç. Ky fenomen ndodh, sipas tij, se ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë.

Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare.

Sipas Karamuços, edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Deklaratë e fortë e tij ishte ajo kur tha se në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë gjë e cila i ka shkaktuar edhe efekte shëndetësore. 

"Jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet t'i kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile", tha ai.

Karamuço shton se "deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit, megjithëse alkooli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco