Grupi Alibeaj braktis bisedimet për bashkimin e PD: Do futemi në zgjedhje

Grupi Alibeaj braktis bisedimet për bashkimin e PD: Do futemi në zgjedhje

17:13, 01/11/2022
A+ Aa A-

Grupi i deputetëve që udhëhiqen nga Enkelejd Alibeaj, kanë vendosur që të braktisin bisedimet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat, grupi Alibeaj-Bardhi shprehen se do të futen në zgjedhjet e 14 majit.

Në deklaratën e tyre ata shprehen se ‘anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale.

Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit’, shprehen në deklaratën e tyre, grupi Alibeaj. 

‘Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore’, thuhet në deklaratën e grupit Alibeaj-Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni01/11/2022 17:43

E cfare problemi ka . Ata nuk kane asnje vote. Me keq do diskretitohen kur ti marre te gjithe votat Sala.

Shto koment

Denonco