Fermerët i përgjigjen Ramës: Nuk dështojmë ne, por s'ka treg! Po na kalbet prodhimi

16:30, 01/11/2022
A+ Aa A-

Nga Dvorani i Korçës, kryeministri shenjestroi feremrët që e akuzojnë për mungesë tregu, se nuk dijnë të shesin prodhimet e tyre. Por teksa kryeministri mbante takimin, pak metra më larg, përgjigjja iu dha nga një tjetër fermer që për shkak të dështimit të bujqësisë, u detyrua të presi të gjithë plantacionin e mollëve.

Anesti Xhaçka iu përgjigj edhe Kryeministrit, i cili akuzoi vetë fermerët për dështimin me shitjen e prodhimit.

"I premë mollët se nuk shkon fare, me 12 lekë. Si s'dimë ne? Di Edi Rama?"-tha ai.

Nga fshati Dvoran, kreu i qeverisë foli dhe për shifra të suksesshme ekspotesh të produkteve shqiptare. Edhe për këtë deklaratë përgjigjen e dha një fermere po nga ky fshat, e cila tregoi se ka hedhur në kanal tonelata me qershi.

"Kisha 100 kuintal qershi. Kam 80 në pemë. S'ka treg."-tha fermerja.

Kjo nuk është hera e parë, që kryeministri Edi Rama sulmon vetë fermerët si fajtor për dështimin në shitjen e prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco