Tipari i dibranëve si kunjaxhinj mbeti në hije nga ky kunji mbështetur mbi sfurk

Tipari i dibranëve si kunjaxhinj mbeti në hije nga ky kunji mbështetur mbi sfurk

12:25, 30/10/2022
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Ka dy ditë që tipari i dibranëve si kunjaxhinj e batutaxhij mbeti në hije nga ky kunji mbështetur mbi sfurk.

Duket se s’ka asgjë në torbë për të premtuar dhe ka zgjedhur si gjithmonë që edhe këtë fushatë elektorale të luajë rolin e hokatarit e batutaxhiut bajat nëpër Shqipëri. Ka zgjedhur të shërbejë si teatër lëvizës nëpër fshatra e qytete. Ky është i bindur se shqiptarët janë popull budalla. Duke besuar kështu, ky ndjek një taktikë të tillë, bëju humor, tallu me ta, bëji për të qeshur, afër zgjedhjeve zgjatu karrotën dhe merru votën.

Duke qenë se është i bindur që shqiptarët janë idiotë ai nuk e ka për gjë që, të shkojë në Dibër, të bëjë monologje idiote, gallata, foto, e nëpërmjet mjeteve të propagandës të mashtrojë atë që jeton në Korçë, kur shkon në Korçë bën të njëjtën gjë me dibranin. Pra, u ngatërron situatat, realitetet, dhe duke qenë se njeriu i sotëm është me sy në telefon, ku shoferi përplas makinën duke parë në telefon, mekaniku të vonon në servis duke parë në telefon, amvisës së stome kushedi sa herë i derdhet qumështi në sobë se ia merr vëmendjen tv dhe telefoni propaganda dhe gënjeshtra është lehtësisht e ndikuese.

Dhe ky e di këtë dhe e bën në mënyrën më të sofistikuar të mundshme.

Shqiptari gallatë do, kur dëgjon lushnjari gallatat që bën ky në Shkodër, shkrihet së qeshuri, i harron hallet e veta, kur shkodrani dëgjon batutat që ky bën në Elbasan i harron hallet e veta dhe mbërthehet pas idesë “ky qerrata bën batuta si me ken prej Shkodret”…e kështu do të vazhdojë ky hokatar në dukje, por pas të cilit fshihet një ambicioz për pushtet që s’e ka shoqin.

Këtu do të jemi dhe do shihni që ndër pushtetarët, ky është më i lidhuri me pushtetin, ky do të bëjë gjithçka, njëherë duke u sjellë si qingj, njëherë tjetër si dreq, e njëherë si tiran për të mos e lëshuar pushtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco