Shteti ligjor, Shqipëria poshtë Gambias e Vietnamit/ Berisha: Ta bëjmë si Kosova

Shteti ligjor, Shqipëria poshtë Gambias e Vietnamit/ Berisha: Ta bëjmë si Kosova

12:14, 30/10/2022
A+ Aa A-

Shqipëria renditet 4 vende poshtë Vietnamit komunist dhe një vend poshtë Gambias, për shtetin ligjor.

Ky fakt është bërë publik nga raporti i ‘Wold Justice Project’.

Shqipëria renditet në vendin e 87 në listë, ndërsa Kosova është 30 vende më mirë, pasi renditet në vendin e 57.

Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Me një mesazh në Facebook, Berisha thotë që ta bëjmë Shqipërinë, të paktën si Kosova.

Image

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të bëjmë Shqipërinë si Kosova!

*Vietnami, Shqipëria, Kosova!

*Treguesi i Shtetit Ligjor!

*Shqipëria një rekord tjetër i zi!

*Kosova një rekord tjetër krenar!

 *Treguesi i shtetit ligjor!

Shqipëria sipas ‘Wold Justice Project për Treguesin e Shtetit Ligjor’, renditet në vendin e 87-të, apo 4 vende nën Vietnamin komunist dhe një vend me poshtë se Gambia.

Vietnami është diktaturë komuniste pra të gjitha pushtetet i ka Partia Komuniste e cila bazuar në doktrinën Marksiste-Leniniste dhe jo votën e qytetarëve, ka rolin e saj rolin udhëheqës të garantuar me ligje. Në Vietnam zgjedhjet bëhen, por janë fiktive. Pra, në Vietnam kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike.

Në Shqipëri e cila për ‘Treguesin e Shtetit Ligjor’ renditet katër shkallë apo katër vende më poshtë se Vietnami, të gjitha pushtetet i ka Partia Socialiste e cila bazohet në vjedhjen, krimin dhe drogën.

Në Shqipëri njesoj si në Vietnam zgjedhjet janë fiktive sepse votën Edi Rama e plaçkit dhe e dhunon me patronazhistët, bandat e krimit dhe narkoeurot. Pra në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me diktaturë ideologjike por kemi të bëjmë me sundim njëpartiak të bazuar në drogën dhe krimin, pra me narkodiktaturë. Me të drejtë lind pyetja; po si ka mundësi që Vietnami i diktaturës komuniste qëndron katër shkallë më lartë për ‘Treguesin e Shtetit Ligjor’ se Shqipëria e Narkodiktaturës të Edi Ramës!

Shpjegimi është vetëm një!

Reforma sorosiane e drejtësisë në Shqipëri e cila i këputi kolonën vertebrale shtetit shqiptare dhe iu mohoi shqiptarëve të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.

Edhe në Vietnam sigurisht drejtësia kontrollohet nga partia por aty vendimet jepen brenda afateve ligjore të pranueshme. Kurse në Shqipërinë, Republikën e George Soros, qytetarit për të marrë vendimin në gjyq i duhet të prese edhe 10 edhe 15 vite ose të paguajë rryshfet ‘Dvoranëve’ të drejtësisë për të afruar shqyrtimin e çështjes në gjyq.

Kosova qëndron 53 shkallë mbi Shqipërinë sepse në Kosovë bëhen zgjedhje të lira të rregullta. Ajo nuk është Republikë George Soros dhe narkodiktaturë si Shqipëria dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk u shkatërrua nga Reforma e George Soros.

Revolucioni Demokratik është vendimtar për të bërë Shqipërinë si Kosova dhe shpëtuar atë.  

https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/global/2022/Albania/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco