Meta: Kandidimi, tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim

Meta: Kandidimi, tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim

11:56, 29/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat para nisjes së Konventës Kombëtare të kësaj partie, tha se ajo do të nisë me ndryshime statutore, mes të cilave dhe referendumi, që do të jetë i përcaktuar në statut.

I pyetur në lidhje me faktin që ai ishte i vetmi kandidat për kreun e PL, Meta tha se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.

“Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falenderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive. Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 për qind në struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atje”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco