Çfarë fshihet pas kontrabandës misterioze të vaksinave nga Rama?

Çfarë fshihet pas kontrabandës misterioze të vaksinave nga Rama?

11:42, 29/10/2022
A+ Aa A-

Nga Gabriele Angelini, Il Paragone

Kur kryeministri shqiptar Edi Rama rrëfeu publikisht “kontrabandën” e vaksinave me Italinë, shumë luajtën vendit. Media kombëtare, megjithatë, bëri gjithçka për ta kaluar në heshtje lajmin, duke e futur në sirtar e për t’u siguruar që do harrohej. Nëse shtypi dhe politika janë kthyer nga ana tjetër, media antikonformiste dhe mbi të gjitha sistemi i drejtësisë nuk kanë ndenjur duarkryq. Deri ku kanë arritur?

Fabio Amendolara dhe François de Tonquédec shpjegojnë në revistën Panorama: “Ka një histori misterioze të lidhur me vaksinat që shkon para mbrapa midis Italisë dhe Shqipërisë. Është zhvilluar në tri etapa që duken si skena nga një film me intriga ndërkombëtare. E para: në një çantë frigoriferike të ngarkuar në një makinë me targa gjermane, gati për t'u nisur nga porti i Barit me destinacion Durrësin. Brenda kishte 30 flakonë  AstraZeneca. Raporti i parë i shërbimit i Guardia di Finanza që lidh vaksinat me një trafik të mundshëm të paligjshëm mban datën e shtypur në fletën e parë, lart djathtas: 19 maj 2021. Pastaj, në dokumentin gjyqësor, materiali i sekuestruar përshkruhet: “Vaksina AstraZeneca 5 ml, tre flakonë, të gjithë nga i njëjti lot, ABW4330, që skadon në korrik 2021. Hetuesit vlerësojnë se kjo sasi mund të përdoret për të përgatitur 30 doza. Pronarët, dy iranianë me nënshtetësi gjermane dhe rezidencë në Berlin, të cilët për pak sa nuk e kishin hipur makinën në tragetin Aurelia që shkonte në Shqipëri, nuk dhanë një shpjegim bindës”.

Të dy, sipas zbardhjes së siguruar nga Panorama, ishin persona që nuk ngjallnin dyshime: “Abdolrahim Orangui Asr, 70 vjeç, dhe Ghassem Farhadi, 73. U paraqitën si dy zotërinj pensionistë. Ata janë akuzuar për “bashkëpunim në zotërimin e mallrave të vjedhura me synim përfitimin”.

Skena e dytë e intrigës ka si protagoniste Luisiana Di Vittorio, e cila punon në prokurorinë e Barit. “Në zyrën e saj mbërritën dokumentet e sekuestruara në port, bashkë me një komunikim 'urgjent' që e informonte se dy iranianët ishin larguar nga territori italian. Ajo nis të mendojë për shkresat e hetimit. Dhe menjëherë përpiqet t'i përgjigjet një pyetjeje: a kanë përshkuar gjithë Evropën flakonët, nga Berlini në Bari? Dhe më pas duhet konstatuar nëse Shqipëria është vendmbërritja apo thjesht një stacion kalimtar i një udhëtimi më të gjatë. Sa më thellë që i futen kësaj çështjeje hetuesit, aq më e ndërlikuar bëhet historia. Informacionet që vijnë nga Tirana janë të pakta. Për Shqipërinë pyetja është shumë e ndjeshme. Prej pak kohësh, marrëdhëniet me Iranin kanë qenë të tensionuara për shkak të ndërhyrjeve të dyshuara në sistemet dixhitale. Deri aty sa kryeministri Edi Rama më 15 korrik denoncoi një sulm masiv kibernetik në infrastrukturën dixhitale të vendit të tij dhe deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Ndërkaq, vështirësitë serioze shqiptare për furnizimin me vaksina janë të vërtetuara nga Evropa”.

Dyshimi se dikush u përpoq të përfitonte gjatë valës së parë të pandemisë nga mundësia për të tregtuar vaksina vazhdoi t'i bënte të reflektonin hetuesit në Puglia. “Deri në momentin që gjatë një konference në Bergamo luhet akti i tretë e i fundit i dramës italo-shqiptare për vaksinat”. Është fjalimi i famshëm në të cilin Rama tregoi se ka bërë së bashku me Ministrin e Jashtëm të Italisë të asaj kohe Luigi Di Maio “një operacion kontrabande” për një numër të papërcaktuar dozash vaksine Pfizer, nga Italia në Shqipëri, në shkelje të marrëveshjes me prodhuesin. “Por – shkruan Panorama – me shumë mundësi hetimi i Barit dhe operacioni pirat i Ramës nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, këto fjalë grisin vellon e misterit që ka shoqëruar deri tani blerjet e vaksinave nga Italia. Rama thotë se operacionin “e kemi bërë me shërbimet sekrete. Një gjë e pabesueshme, ministri i jashtëm i Italisë dhe kryeministri i Shqipërisë që kaluan mallrat kontrabandë për të shpëtuar njerëzit”.

Mund të mos ketë qenë një operacion i izoluar. Nga të dhënat e siguruara në qershor nga pasardhësi i Francesco Figliuolo, gjenerali Tommaso Petroni, del se për këtë vit qeveria italiane ka akaparuar miliona e miliona doza vaksinash, shumë më tepër se ç'duhet. Pse?

“Në përgjithësi, në qershor Italia kishte blerë plot 318.4 milionë doza. Një shifër që shkon përtej të dhënave të vaksinimit. Me kosto joproporcionale. […] Historia e shpalosur nga kryeministri shqiptar ngre megjithatë një numër pyetjesh shqetësuese. A ka ndodhur ky furnizim “kontrabandë” në fillim të fushatës së vaksinimit, kur qendrat ku administroheshin dozat e para dhe të dyta kishin vështirësi me stoqet? A përkonte me vaksinat e dozës e tretë? Këto blerje, në dukje të pakonsideruara, a fshehin në fakt synimin për të kryer operacione si ai i përshkruar nga Rama? Por, mbi të gjitha, vaksinat jepeshin falas apo me pagesë”? Tani presim dhe kërkojmë përgjigje për të gjitha këto pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco