Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i ftuar në Kongresin e CSU gjermane (Unioni Kristian-Social) që u mbajt në Augsburg, si pjesë e delegacionit të IDU-së (Unionit Demokratik Ndërkombëtar), për të diskutuar për pushtimin dhe agresionin e paligjshëm ndaj Ukrainës, krizën energjike dhe sigurinë në Europë.
Në një postim në rrjete sociale, Mediu shprehet se Kongresin e përshëndeti Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit i cili shpjegoi situatën e rëndë në Ukrainë, ku mungon energjia, transporti dhe ushqimet bazë për shkak të sulmeve të urdhëruara nga presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë takimit Mediu është takuar dhe me kryeministrin dhe fituesin e zgjedhjeve në Bullgari, Boris Borisov si dhe me kolegë të tjerë nga Ukrania dhe vende të tjera Europiane.
Statusi i plotë i Fatmir Mediut:
Sot në AUGSBURG Gjermani, Kongresi i CSU Gjermane(Unioni Kristian-Social) si pjesë e delegacionit të IDU(Unionit Demokratik Ndërkombëtar).
© SYRI.net