Sot Konventa e PL, Meta: Do ta shikoni superlistën e kandidatëve për këshilltarë në Tiranë!

Sot Konventa e PL, Meta: Do ta shikoni superlistën e kandidatëve për këshilltarë në Tiranë!

11:29, 29/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për media para nisjes së Konventës Kombëtare të PL-së, në të cilën ka dhënë disa detaje se çfarë pritet të ndodhë sot.

“Në më pak se 100 ditë ne vijmë në këtë Konventë të parë, - tha Meta, -   ku do të prezantojmë programin politik të Partisë së Lirisë, por njëkohësisht edhe statusin e saj dhe angazhimin tonë që Shqiëpria t’u përkasë të rinjve se ky është problemi më i madh që ka vendi ynë sot, shoqëria: largimin e të rinjve, sidomos të atyre më të aftë dhe profesionistë dhe PL ka këtë angazhim, që këta të rinj t’i mbajë këtu, t’i kthejë këtu, t’u japë mundësitë e duhura dhe të krijojë të gjithë mundësitë që të rinjtë të jenë lokomotiva e transformimit të shpejtë të vendit dhe burimi i lumturisë dhe i mirëqenies së të gjithë shoqërisë.

Pyetje: Z. Meta, ditën e sotme pritet që ju të votëbesoheni nga anëtarët e PL-së si Kryetar, nuk ka asnjë kandidat tjetër përballë jush. Si ndiheni?

Meta: Prej 100 ditësh është bërë e ditur  se do të ketë zgjedhje për kryetarin e PL, jo vetëm për kryetarin, por edhe për të gjitha strukturat. Unë falenderoj Komitetin organizator, që përpara gjysmë orë përfundoi misionin e tij për një punë shumë të mirë të që ka bërë gjatë këtyre tre muajve. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë, do të keni Komitetin Drejtues Kombëtar,  më pas dhe Kryesinë e të gjithë funksionet e tjera drejtuese dhe pa dyshim edhe Kryetarin. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë dot gara fiktive. Mendoj se është një tregues i besimit i anëtarëve, simpatizantëve të PL në lidershipin tim dhe unë do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale, por ajo që është më e rëndësishme është se në këtë konventë do të fuqizohet shumë roli i të rinjve në të gjithë vendimmarrjen e PL ku ata do të jenë të përfaqësuar me më shumë se 30% në të gjitha strukturat drejtuese, ndërsa për këshillat bashkiakë, 50% e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja për arsye se duam që kudo në çdo nivel vendor, qendror, të rinjtë të jenë atje, më të aftët, më të talentuarit dhe më të preokupuarit për të zgjidhur problemet e tyre, të komuniteteve të familjeve të tyre.

Pyetje: Z. Meta, a mos doni të na e zbuloni sot se cili do të jetë ai superpolitikani që i keni propozuar ju, zotit Berisha, për kryetar të këshillit në Tiranë?

Meta: Do të shikoni vetë superlistën e kandidatëve për këshilltarë në Tiranë dhe do ta keni shumë të vështirë ta përzgjidhni ju një prej tyre.     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco