Lajmi i fundit

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, gjendet trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit

Belind Këlliçi: Mediat e qeverisë në panik, tituj dhe lajme ‘fake’ me qëllim negativizimin e primare ne PD

Belind Këlliçi: Mediat e qeverisë në panik, tituj dhe lajme ‘fake’ me qëllim negativizimin e primare ne PD

11:04, 29/10/2022
A+ Aa A-

Primaret që po zhvillohen nga Partia Demokratike për të gjithë bashkitë e vendit janë sot titujt kryesore të mediave në vend.

Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmit që mediat e majta po i bëjnë garës duke pasur si qëllim kryesor negativizohen primaret në Partinë Demokratike me tituj dhe lajme fake.

Postimi i Këlliçit:

Titujt e portaleve "plumb për armikun" Belind Këlliçi

E kam marrë parasysh qysh ditën që i hyra kësaj rruge, se dirigjenti i bashkisë do të na qeraste me këto tituj sensacionalë. Qëllimi është një dhe i vetëm:

Të negativizohen primaret në Partinë Demokratike, të kthehen në një betejë të brendshme, që ujërat të turbullohen e të harrohen për disa muaj aferat e Erion Sharrës.

Një titull. Një dorë. Shumë portale. Mjafton të lexosh një dhe ke lexuar dhjetë.

Mos ushqeni me klikime llogoret mediatike! Janë fake si porositësi i tyre.

Ju ftoj të ndiqni intervistën e plotë, dhënë për gazetarin Endri Xhafo në emisionin LOG në ABC Neës dhe do kuptoni pse Veliajn e kanë sikletosur primaret në PD dhe kandidatët e opozitës, që janë të gjithë, pa përjashtim, vite dritë larg modelit të Veliajt!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco