Rama: Punimet në Rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës, shkak gjeologjia

Rama: Punimet në Rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës, shkak gjeologjia

10:59, 29/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët në Dibër u shpreh se ky qark është vizituar vitin e fundit nga 26 mijë turistë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe tek Rruga e Arbrit ku tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë, kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është Rruga e Arbrit. Tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me Rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco