Primaret/ Akil Kraja: Rithemelimi po ia del, kemi një shans unik për kryebashkiakët e ardhshëm

Primaret/ Akil Kraja: Rithemelimi po ia del, kemi një shans unik për kryebashkiakët e ardhshëm

10:56, 29/10/2022
A+ Aa A-

Z. Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka shprehur vlerësimin maksimal për marrëveshjen PD-PL dhe mbajtjen e primareve për zgjedhjen e kandidatëve më të fortë nga opozita për në zgjedhjet e ardhshme lokale përballë mazhorancës. 

"Një marrëveshje që imponon primaret mund të jetë veç fituese, sepse ajo vendos parakushtin e çdo përfaqësimi demokratik: vendos vota e lirë dhe jo kryetari i marrë peng!" thekson Kraja ndër të tjera në një intervistë në A2CNN.

“Marrëveshja kishte në thelb zgjedhjet vendore, - u shpreh Kraja, - ato që do të vijnë dhe qëllimi është vetëm një: nëse ke ambicie për politikën, nëse ke ambicie për të ndryshuar qytetin tënd, nëse ke ambicie për të thënë... “po, kështu nuk mund të vazhdojmë më në këtë vend”... garo! Dil dhe konkuro për votën e lirë!

Kjo është meritokracia, kjo është liria e oportuniteteve që duhet të krijojë jo vetëm rrafshi i ekonomisë, sipërmarrja e lirë, por edhe rrafshi politik dhe besoj se lëvizja e djeshme është një dëshmi e një fryme të re.

Unë besoj se Rithemelimi po ia del dhe çdo ditë  më shumë po shikojmë se çfarë është në përmbajtje ky Rithemelim, që sot unë besoj kemi një shans unik që kryetarët e ardhshëm të bashkive të vendit, jo vetëm të Tiranës, por të të gjithë vendit, pra të 61 bashkitë (të paktën për momentin, derisa reforma territoriale të  konkludohet) të dalin nga një proces i hapur, demokratik, që e nxjerr më të bashkuar votuesin, demokratin, opozitarin, pra ky duhet të ishte thelbi, ky është lajmi. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco