Megaskandali i avionit personal/ Rama, lojë ‘luftash’ me Top Channel

Megaskandali i avionit personal/ Rama, lojë ‘luftash’ me Top Channel

10:08, 29/10/2022
A+ Aa A-

Një skandal i tillë si ky i fluturimeve me avion personal të kryeministrit Edi Rama do kishte groposur çdo qeveri në çdo vend të botës.

Por edhe pse fluturon me një avion personal si sheik, kryeministri Edi Rama më shumë e ka hallin te mediat. Ai bëri sot një reagim, ku nuk dha asnjë shpjegim konkret për këtë skandal me kosto mbi 22 milionë euro. Por sot ai sulmoi ekranet televizive.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!” shkruan Rama.

Ky duket edhe si një reagim ndaj një shënimi të Top Channel një ditë më parë, ku ky televizion i kujtonte mbështetjen që i kanë dhënë për të ardhur në pushtet.

“Por për çfarë dhe ndaj kujt ka neveri kryeministri i Shqipërisë, sa herë pasqyrohet një lajm, i dalë nga sistemi i dobët i TIMS, i hakeruar nga iranianet?

A duhet të kishte neveri ndaj atyre që dështuan në ruajtjen e sigurisë kombëtare, apo ndaj atyre që publikuan një të vërtetë?

Askush nuk e ka përbuzur Kryeministrin e Shqipërisë, kur ai ishte në opozitë dhe lëshonte akuza dhe të pabazuar dhe shpeshherë pa prova.

Në atë kohë, publiku dhe një pjesë e mediave, e mbështetën e në këtë mënyrë ai erdhi në pushtet pa asnjë neveri.

E besuan në 2013 dhe më parë, sepse ishte ndryshe nga rivali i tij, që reagonte me neveri ndaj çdo publikimi të skandaleve qeveritare.

Prandaj është e udhës, që koha e përbuzjes ndaj të vërtetës të ndalet, pasi të gjithë jetojmë në një vend dhe askush nuk duhet të ketë neveri ndaj të vërtetës,” thuhej në kronikën e Top Channel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-amerikani29/10/2022 10:34

Kete gjuhe vulgare me tinguj te fekalizuar nga nje truhale dhe plehrash e perdor vetem nje hajdut ordiner kur kapet me vjedhje ne flagrance. Pra gjithcka eshte e vertete, eshte nje vjedhje ordinere. Kjo eshte e verteta qe ky harbut, ky kriminel ordiner mundohet qe ta mbuloje me kete fjalor te qelbur dhe denigrues rrugaceror, me nje fjalor arrixhofkash rruge. Ky palacio, nese nuk do te ishte e vertete, nuk do te ishte e nevojshme qe truri i tij septik te shperthente dhe nga goja te nxirrte fekale te tilla, por mjaftonte qe te bente publike te gjitha faturat, dokumentacionin dhe marreveshjen e sherbimit me kompanine ajrore "Air Albania" dhe gjithcka ishte e sqaruar. Por eshte ky ai gomari qe pellet, i kapur ne flagrance dhe "hijenat" e kane mberthyer dhe nuk ka nga e leviz bythen. Burgu po te pret o legen fekalesh!!!

Shto koment

Denonco