Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

‘Rama zgjedh kush do shkojë në qeli’/ Këlliçi: Pas Bllakos, pritet që edhe Tahiri të dalë nga burgu

‘Rama zgjedh kush do shkojë në qeli’/ Këlliçi: Pas Bllakos, pritet që edhe Tahiri të dalë nga burgu

21:48, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka theksuar edhe njëherë se lirimi i ish-deputetit të PS Alqi Bllako nga burg është rezultat i një drejtësie të kontrolluar nga qeveria.

I ftuar në Klan Neës, Këlliç paralajmëroi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ka zëra se shumë shpejt do të dalë nga qelia e burgut.

Sipas Këlliçit ka qenë ‘kryeministri Rama ai që ka zgjedhur se kush do të shkojë në burg’.

Këlliçi: Qëkur ne kemi pasur Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Bllako ka qenë i ftuar për të dëshmuar dhe nuk ka dëshmuar pasi ai ishte nën cilësinë e të pandehurit nga SPAK. Fjalët qarkullonin që atëherë që të gjithë ato që po shkojnë para drejtësisë, po shkojnë për shkak se kemi të bëjmë me një drejtësi të kontrolluar. Padyshim që këto do të amnistohen, do të bëjnë pak muaj burg ose 1 vit burg dhe ishte pikërisht Rama ai që zgjidhte se kush do të shkojë në burg, se kush do të sakrifikohej dhe partia do t’i qëndrojë pas. Qëkur është bërë në fakt ndalimi i Bllakos dhe i Lefter Kokës, apo i anëtarëve të KVO për rastin e Fierit dhe të Elbasanit, ne e kemi thënë se ky është një proces i orkestruar nga Edi Rama sepse nuk është Bllako personi që ka hartuar dhe ndjekur këtë proces. Nëse SPAK do të bëjë drejtësi, aty janë personat përgjegjës, fillon me Edi Ramën. Është analizë logjike. E kam thënë që në fillim, ka ndodhur e njëjta gjë me Tahirin: Dha garanci se nuk do të shiste asnjeri dhe është i pashqetësuar sot dhe fjalët janë dhe mbajeni shënim këtë, fjalët janë se pritet që shumë shpejt të dalë nga burgu, e njëjta gjë me Bllakon dhe me Kokën dhe këtë e kemi thënë që në fillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco