'Lider bëhesh nëse ti...'/ Grida Duma zbulon çfarë i tha Berisha, Bashës në 2019: Duhej bërë diçka që atëherë

21:27, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh në emisionin Çim Peka Live se Lulzim Basha u vërtetua që në zgjedhjet lokale të 2015-ës, që nuk fitonte dot. 

Ajo zbulon edhe një diskutim të kryetarit aktual të PD, Sali Berisha me Lulzim Bashën në vitin 2019. 

Atëherë Berisha iu drejtua Bashës se lider nuk e bënte statuti i partisë, por vetëm nëse arrinte të fitonte zgjedhjet. 

Duma theksoi se edhe në zgjedhjet e mëpasme, 2017 dhe 2021, u provua se Lulzim Basha rezulonte në anketime më poshtë se Partia Demokratike. Sipas saj, ky fakt solli humbjet e njëpasnjëshme. 

Gjithashtu, Duma e quan Bashën të përkëdhelur, pasi siç thekson ajo, besohej se Basha një ditë do të bëhej.   

Grida Duma: Në 2017-ën, strategjistët vazhdonin dhe thonin se vetëm kryetari duhet t'i ketë projektorët. Diku në 2019-ën doli sërish një sondazh tjetër. Unë mbaj mend që Berisha vjen në mbledhje dhe thotë një fjali me vlerë, thotë: 'Lider nuk të bën statuti, lider të bën nëse ti merr një fitore'. Në atë kohë, Basha shfaqej nën partinë si vlerë. Ne kemi qenë të ditur me këto variabla. Do thoni se ka qenë e pamundur të ndërrosh liderin në atë kohë, por s'mund të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur 5% të rekuperonim nëpërmjet grupit, nëpërmjet një tjetër trendi, nëpërmjet një tjetër alternative, ose duke vënë liderin historik në qarkun më të madh. Duhej bërë diçka. Ne nuk mund të vazhdonim me përsëritje. U vërtetua në 2015, në 2017 dhe përsëri. Nuk është se PD nuk ka njerëz që nuk dinë të mendojnë politikisht, ka shumë, edhe më shumë se e majta. Por guximi i tyre mes dualizimit mes kryetarit dhe liderit, se këto ishin, për të thënë një gjë që duhej e kuptueshme dhe fakti që këto të vërteta nuk prodhonin lëvizje, i mpiu mendjet politike të partisë. Në këto kushte ata nuk e dhanë variablin se mendonin që një njeri, sidomos lideri, që ka 30 vite që e ngritur që e ka mbajtur me thonj, që ka ditur të bëjë aleanca, që ka ditur të bëjë bashkë fermerin me intelektualin, ky i di që këto janë ABC e politikës, pse nuk po vepron. Këto janë përkëdhelje politike të një individi të cilin ke menduar dhe ke besuar se një ditë do të bëhet, por është një besim përtej politikës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco