Duma: Koha e Ramës në pushtet, përgjegjësia jonë! Ai po shfrytëzon përçarjen, ne duhet të bashkohemi

20:49, 07/10/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, deklaroi se koha e Edi Ramës në pushtet është përgjegjësia e demokratëve.

"Me Ramën ne mbajmë të gjithë përgjegjësi që është ende në pushtet. Politika nuk është arsye sa është në një peshë të madhe emocion dhe e vërtetë e brendshme.

E kemi parë dhe brenda llojit kur je fake, njerëzit e ndjejnë. Ka vetëm një mënyrë për të bërë politikë afatgjatë.

Të thuash atë që beson me kujdesin për të mos shkelur më shumë se duhet në disa rrethana që janë njëherë brenda llojin dhe njëherë me kundërshtarin. Të kesh një normë etike por nga ana tjetër duhen thënë që të gjitha."-tha Duma.

E pyetur nëse mendon të ketë gabuar në politikë, Duma u shpreh kështu: Kur unë kam qenë vetëm racionale, dhe duke ndjekur racionalen e politikës, të arsyeshmen, do duhet të kisha ndjekur më shumë atë që e kam formim timin, e paarsyeshmja është më e arsyeshme se e arsyeshmja.

Deputetja demokrate, Grida Duma, deklaroi se kryeministri Edi Rama shfrytëzon përçarjen në Partinë Demokratike.

"Secili nga ne që është në opozitë, kur e ndjen që tjetri po sillet si vampir me grupin tënd, në atë moment duhet të prevalojë, është si në kushtet kur vendi po pushtohet, duhet të bashkohemi."-deklaroi Duma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco